Friday, 6. March 2026
Sport

Do ishte një opsion ideal për Kosovën, trajneri kroat Slaven Bilic refuzon Bosnjën: Kam plane tjera

GS 23/06/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i njohur kroat, Slaven Bilic nuk do ta marr drejtimin e Kombëtares së Bosnja dhe Hercegovina edhe pse u raportua për një marrëveshje të mundshme.

Bilic është trajner i lirë dhe do ishte një opsion ideal për Kombëtaren e Kosovës, por duket se kroati paska plane tjera në mendjen e tij, shkruan Lajmi.net

  

“Askush nuk më ka telefonuar nga Bosnja. Edhe nëse ata e bëjnë, unë s’do e pranoj. Kam plane tjera në mendjen time”, u shpreh tekniku kroat.

54-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Watfordit. Kurse në të kaluarën ka qenë trajner i: West Ham, Besiktas, West Brom dhe Kombëtares së Kroacisë./Lajmi.net/

  


Teilen: