Saturday, 7. March 2026
Sport

Tifozët e Schalkes e duan futbollistin “Dardan”: Nëse largohet Rodrigo, nënshkruani me Muslijën

GS 24/06/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija është shumë i kërkuar nga tifozët e Schalkes.

Në rrjetet sociale, tifozët shkruajnë se në rast se futbollisti, Rodrigo Zalazar dëshiron të largohet, atëherë merreni si zëvendësues të tij yllin kosovar, shkruan Lajmi.net

  

Muslija ka kontratë ende me ekipin nga Bundesliga ll, SC Paderborn.

Sezonin që lam pas, lojtari “Dardan” bëri super paraqitje, duke shënuar 10 gola dhe gjashtë asisite në 33 ndeshje.

Vlera momentale sipas sajtit “Transfermarkt” e Muslija është 1.2 milionë euro, e përballueshme për skuadrën e Schalke, e cila në sezonin e ardhshëm do bëjë gara në Bundesliga ll./Lajmi.net/

  


Teilen: