Ekipet e Arabisë Saudite nuk duan vetëm futbollistë, por edhe trajnerë të Europës.
Sipas “SkySport” Genaro Gatusso ka në tavolinë shumë oferta nga arabët dhe brenda pak ditësh mund të zgjedhë për skuadrën që dëshiron të drejtojë.
Me këtë çështje po merret agjenti i teknikut, Jorge Mendes.
45-vjeçari udhëhoqi Valencian së fundmi, ndërkohë që ka drejtuar edhe Milanin e Napolin.
PANORAMASPORT.AL