Interi është në punë për të përmirësuar skuadrën dhe mbi të gjitha për të gjetur një zëvendësues të mundshëm të Marselo Brozoviçit, i cili pret vetëm ofertën finale të Al-Nasr, e cila t’i afrohet kërkesës së Interit, për të luajtur përkrah Kristiano Ronaldos.
Dhe siç raporton media italiane, një prej emrave të përzgjedhur për mesfushën është ai i Otavios së Portos, por me një kusht. Sulmi duhet të nisë pas datës 15 korrik, duke qenë se pas saj skadon edhe klauzola e prishjes së kontratës së brazilianit me Porton.
Diçka të tillë zikaltërve ua ka zbuluar vetë menaxheri i Otavios, Izrael Oliveira, i cili është parë në dy ditët e fundit në Milano, duke bërë që të mendohet se pikërisht agjenti ia ka ofruar kartonin e klientit të tij Interit, por për më pak se 40 milionët që saktëson klauzola me Porton, deri më 15 korrik.
PANORAMASPORT.AL