Saturday, 7. March 2026
Sport

Rikthim i bujshëm/ Di Maria surprizon me të ardhmen, argjentinasi arrin akordin me skuadrën e… 

GS 24/06/2023 1 Min. Lesezeit

Angel Di Maria do të vijojë karrierën te Benfika. Këto janë të rejat e fundit që vijnë nga merkato. Sipas eksperitit Fabricio Romano, ylli argjentinas, do t’i bashkohet skuadrës portugeze javën e ardhshme, teksa akordi total është arritur, mungon vetën zyrtarizimi. 

Di Maria

Di Maria pritet të nënshkruaj kontratë deri në qershorin e vitit 2024. Një rikthim i bujshëm ky i 35 vjeçarit, pasi kujtojmë që Argjentinasi ka qenë pjesë e Benfikës në sezonet 2007-2010, ku u aktivizua 76 ndeshje dhe realizoi 7 gola.

Më pas, Di Maria bëri hapin e madh në karrierë, ku nga Benfika kaloi te Reali i Madridit. Sezonin e fundit kampioni i botës ishte pjesë e Juventusit, ku në 26 ndeshje shënoi 4 gola.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: