Saturday, 7. March 2026
Sport

Fanella e tij tërboi serbët, skuadra të rëndësishme Europiane hidhen në sulm për futbollistin shqiptar  

GS 24/06/2023 1 Min. Lesezeit

Festa e Granit Xhakës, me fanellën e Ardon Jasharit, “tërboi” serbët në Botëror, ndërkohë që talenti shqiptar i Zvicrës, këtë sezon pritet të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë.  

xhaka jashari 2

Së fundmi raportohet se ka pasur shumë interesime nga klube të Bundesligës gjermane dhe Porto për mesfushorin shqiptar, Ardon Jashari, teksa në garë zyrtarisht ka hyrë edhe skuadra tjetër e madhe e Portugalisë dhe kampioni në fuqi, Benfika. 

ARDON JASHARI 1

Sipas “A-Bola”, kampionët e Portugalisë kanë kontaktuar përfaqësues të Jasharit dhe Luzernit, skuadrës ku ai luan. 

afca845d8ebbf8ce4cef8cfa5231cb82-25216-1687580523

Jashari 20-vjeçar ka kontratë me Luzernin deri në vitin 2026, ndërsa çmimi i tij vlerësohet të jetë 7.5 milionë euro.  Në listën e të interesuarve për shqiptarin, është edhe Atalanta. Pritet të mësohet me mjaft interest. 

PANORAMASPORT.AL  

Teilen: