Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka menduar të largohet nga klubi për shkak se drejtuesit nuk ia plotësuan dëshirat.
Sipas gazetarit Andres Onrubia, sulmuesi 24-vjeçar dëshironte që Zinedine Zidane të drejtonte ekipin, por kjo nuk ndodhi kurrë.
Përveç kësaj, sulmuesi shpresonte që Robert Lewandowski të bashkohej me radhët e ekipit. Kilian e diskutoi personalisht transferimin me golashënuesin polak, por marrëveshja nuk u zyrtarizua.
Mbappe për momentin ka një marrëdhënie të tensionuar me drejtuesit e e parizien. Sulmuesi ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij, e cila skadon verën e ardhshme.