Saturday, 7. March 2026
Sport

Man City arrin marrëveshje me Gvardiolin

GS 25/06/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester City raportohet se ka arritur marrëveshje personale me qendërmbrojtësin, Josko Gvardiol.

Kështu raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili thekson se kroati vlerësohet lart nga trajneri Pep Guardiola.

  

Tashmë do të nisin edhe negociatat mes dy klubeve për cmimin e transferimit.

Leipzig shpreson ta mbajë Gvardiolin, por nëse e shet, dëshiron që ta bëjë atë qendërmbrojtësin më të shtrenjtë ndonjëherë.

Shuma për të cilën Leipzig është i gatshëm ta shesë atë është 100 milionë euro.

  


Teilen: