• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

City ende nuk e ka thënë fjalën e fundit

25/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bernardo Silva është një prej lojtarëve më të kërkuar në merkato. Paris Saint-Germain, Barcelona teksa edhe disa klube nga Arabia janë të gatshme të bëjnë çmenduri për shërbimet e portugezit të Manchester City.

Por, në këtë garë të ashpër, “The Citizens” ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit teksa drejtuesit anglezë do të bëjnë çmos që një prej elementëve më të rëndësishëm në organikën e trajnerit Pep Guardiola të mos largohet.

Ndaj, mediat flasin për një ofertë të re dhe të përmirësuar nga City në drejtim të 28-vjeçarit. Luzitani e provoi veten në sezonin e fundit duke “marrë përdore” skuadrën në momentet më vendimtare në kampionat, por sidomos në Champions League me golat në çerekfinale ndaj Bayern Munich dhe gjysmëfinale ndaj Real Madrid.

Aktualisht, Silva po merr kohën e tij për të vlerësuar ofertat teksa shpeshherë është shprehur se preferon një transferim në Camp Nou te Barcelona, por nga ana tjetër për fantazistin do të jetë e vështirë edhe të refuzojë skuadrën aktuale pas triumfit së “tripletës” duke prekur momentin më kulmor në histori për Cityn.

Next Post

Neymar dhe e dashura e tij zbulojnë gjininë e foshnjës që po presin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.