Asnjë çmenduri në merkato edhe këtë verë. Pavarësisht 125milionëve të mbledhura falë gjysmëfinales së Champions-it, linja”RedBird” nuk do të ndryshojë. Siç raportohet nga “La Gazzettadello Sport”, nuk janë planifikuar investime të konsiderueshmepër verën e Milanit për të përforcuar skuadrën në dispozicion tëPiolit pavarësisht shitjes së Tonalit.
Xherri Kardinale do të festojë bilancin e tij të parë të kuqezinjve me fitim, pasi skuadraka një kosto të qëndrueshme, por shpenzimet vjetore sportive(pagat plus amortizimi i aseteve) duhet të mbahen gjithmonënën kontroll dhe qëllimi është menaxhimi i bazuar në vetëfinancimin. Në fakt, Milani mund të mburret me një kosto tëskuadrës, më të ulët se Juventusi, Interi dhe Roma e mungesae borxheve financiare. Kardinale synon të vazhdojë punën e”Elliott”-it. Nuk është rastësi që në rolet e drejtorit menaxhuesdhe shefit financiar të “djallit” janë Xhorxho Furlani dhe Stefano Koçirio, dy ish-menaxherë të fondit të familjes Singer.
RRITJA- “Elliott” pati ndërmarrë hapa për të rikthyer Milaninekonomikisht të shëndetshëm me katër vite punë të palodhur.Humbja operative e Milanit shkoi nga 195 milionë euro në sezonin 2019-2020 në 66 milionë në sezonin e kaluar, 2021-2022.Një rritje, vuri në dukje “La Gazzetta dello Sport”, e cila u bëfalë përmirësimit të të ardhurave, me rikthimin e skuadrës nëChampions dhe rimëkëmbjen e sektorit tregtar. Kur Kardinalemori Milanin, ai gjeti një klub që nuk digjte para dhe kishte njëborxh financiar prej vetëm 28 milionë eurosh. Falë, pra, rivlerësimit të markës për 125 milionë euro, u shmangën edhe humbjet në të ardhmen. Në këto kushtet, më 30 qershor 2022, kapitali i konsoliduar i aksionerëve të Milanit ishte pozitiv me 131milionë euro.
LINJA E KLUBIT – Këtë sezon, Milani i Kardinales kishte shtyrjen e rrugës në Champions, deri në gjysmëfinale. Të ardhuraprej 125 milionë eurosh. Një rol kyç ka luajtur edhe rinovimi ipartneritetit me “PUMA”-n. Të ardhurat e klubit do të tejkalojnë350 milionë euro, pa harruar plusvalencat që mund të vijnë ngamerkatoja. Kostot? Milani i Kardinales ka investuar 56 milionëeuro në treg, me një rritje të tolerueshme të zhvlerësimit dhepagave totale. Tipari dallues i Milanit, është se ka kufij tëshpenzimeve si për transfertat ashtu edhe për pagat, në mënyrëqë shpenzimet vjetore sportive të klubit (pagat plus amortizimin) të mbahen gjithmonë nën kontroll. Me një model menaxhimi që bazohet në vetëfinancimin dhe në vullnetin e qartë tëaksionerit të shumicës për të mos kontribuar me “injektimparash”, në përputhje me marrëveshjen e shlyerjes së nënshkruar me UEFA-n.
OBJEKTIVAT – Objektivat, stadiumi, xhiroja 500-milionëshedhe tregtimi i lojtarëve janë sfidat e mëdhatë drejtuesve tëKardinales. Për “La Gazzetta dello Sport”, synohet një xhiroprej 500 milionë eurosh për kuqezinjtë. Nga sezoni i ardhshëmdo të hyjë në fuqi kontrata e re me “Emirates”, e cila do tëshkojë nga 15 në 30 milionë euro, por nuk do të jetë e lehtë tëpërsëritet rruga shembullore në Champions. Stadiumi në pronësi, nëse dhe kur të ndërtohet, do të gjenerojë të ardhura tëkonsiderueshme shtesë, me të paktën 80 milionë euro më shumënë sezon. Megjithatë, ndërkohë, Kardinale do të duhet të mbajëMilanin e tij konkurrues në Itali dhe në Europë për të pasurakses të vazhdueshëm në tregjet ndërkombëtare dhe të vazhdojë të mbledhë sponsorë, duke fituar para nga rizhvillimi imarkës dhe rritja e talenteve. Milani do të vazhdojë të mosvaret nga fitimet kapitale, por do të zbatojë një menaxhimfitimprurës të tregtimit të lojtarëve (“playertrading”).
PANORAMASPORT.AL