Kristian Pulisiç mund të largohet nga Çelsi këtë verë.
Milani dhe Juventusi janë të interesuar për mesfushorin i cili ka kaluar një periudhe zhgënjyese katërvjeçare me blutë e Londrës. L’Equipe raportoi sot se Olimpik Lion gjithashtu ka shfaqur interes për 24-vjeçarin.
Duke folur për ESPN përmes TalkSport, Pulisiç deklaroi se: “Është absolutisht kjo kohë kur unë duhet të kuptoj se çfarë do të jetë më e mira për të ardhmen time. Dua të jem diku ku mund të shkoj dhe të luaj, të kem besim dhe të ndihem mirë për atë që po bëj”.
PANORAMASPORT.AL