• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zidane paralajmëron rikthimin, drejtimin e cilit ekip po e merr

25/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Zinedine Zidane u largua nga Real Madridi.

Që nga ajo kohë, “Zizou” nuk ka menaxhuar me asnjë ekip tjetër, pavarësisht se interesimi për të nuk mungoi, transmeton Express.

Ai ishte i lidhur me pozitën e trajnerit te Kombëtarja e Francës dhe me atë të Paris Saint-Germainit, por nuk pati ndonjë marrëveshje.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Telefoot”, Zidane tha se shpreson që të rikthehet në të ardhmen e afërt.

“Kam dy vjet që jam jashtë, por shpresoj të rikthehem shpejt. Unë e di se çfarë dua dhe çfarë nuk dua. Nëse kam vendosur të bëj një pushim, kjo është sepse duhet ta kisha bërë. Shpresoj t’i them vetes se së shpejti do të jem në gjendje të rikthehem në menaxhim”, tha legjenda franceze.

Gjatë karrierës si trajner, 51-vjeçari nuk ka drejtuar asnjë skuadër tjetër – përveç Real Madridit.

Gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll, atij dhe klubit nuk i munguan sukseset.

Real Madridi në krye me Zidane u shpall tri herë radhazi kampion në Ligën e Kampionëve dhe dy herë në La Liga.

“Los Blancos” gjithashtu triumfuan dy herë në Superkupën e Evropës, në Superkupën e Spanjës dhe në Kupën e Botës për Klube.

Next Post

Kontratë 2-vjeçare, Luis Enrike pranë firmës me PSG-në. Ja kur pritet të zyrtarizohet tekniku

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.