Saturday, 7. March 2026
Sport

Nevoja për portier, Interi “hedh grepat” te gardiani i skuadrës që ra nga kategoria 

GS 26/06/2023 1 Min. Lesezeit

Largimi i Handanoviç dhe pikëpyetjet e shumta për të ardhmen e Onanës, e kanë rritur ndjeshëm nevojën e Interit, për t’u futur fuqishëm në merkato, në kërkim të portierëve.

UC Sampdoria v Bologna FC - Serie A 

Siç raportohet nga Sky Sport, zikaltërit kanë hedhur grepat për Emil Auderon, gardianin e Sampdorias, skuadrës që këtë sezon ra në Serinë B.

Normalisht që ai është piketuar fillimisht si portier i dytë, në pritje të zhvillimeve për të ardhmen e Onanës.  Vlen të theksohet fakti se interes për shërbimet e Auderos, kanë shfaqur edhe Bolonja, Lacio dhe Napoli, ndërkohë që Sampdoria kërkon plot 10 milionë euro për të lënë të lirë 26-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: