• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E pa në ëndërr dhe e shënoi në letër, Hughes thyen rekordin 30 vjeçar në 100 metra

26/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Nëse mund ta ëndërrosh, mund ta arrish”, shkroi Zharnel Hughes në Instagram, pasi vrapoi për 9.83 sekonda për të thyer rekordin 30-vjeçar britanik të 100 metrave që mbahej nga Linford Christie.

Jo vetëm që 27-vjeçari e ëndërroi këtë, por, para garës së tij në New York, Hughes kishte shkruar se do të bënte histori. Kampioni në fuqi i Evropës në 200 metra mori 0.04 sekonda nga rekordi i mëparshëm prej 9.87 të shtunën, një shenjë që Christie e kishte vendosur në Kampionatin Botëror në 1993. Rekordi i ri i Hughes është koha më e shpejtë në botë këtë vit dhe e dyta më e shpejtë ndonjëherë nga një atlet evropian.

Vetëm italiani Marcell Jacobs, i cili vrapoi 9.80 për të fituar medaljen e artë olimpike në Tokio në 2021, ka vrapuar më shpejt. Ai fillimisht dukej se ishte në mosbesim pasi pa kohën e tij, pavarësisht se bëri ashtu siç e kishte parashikuar.

“U zgjova me një ëndërr këtë mëngjes”, deklaroi Hughes. “Këtë mëngjes u zgjova me 9.83 në mendje. Kur shikova kohën dhe pashë 9.83, nuk e di nëse e patë reagimin tim, por unë thashë: ‘Çfarë ndodhi atje?’”.

Ai më vonë ndau një foto të parashikimit të tij, ku shkruhej: “Dita e garës në New York. Unë do të vrapoj 9.83. Ki besim”.

Christie mbetet i vetmi britanik që ka fituar ndonjëherë medaljen e artë në Kampionatin Botëror në 100 metra, me atë fitore në Shtutgart./ h.ll/abcnews.al

Next Post

​Messi shënon hat-trick për Argjentinën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.