Saturday, 22. August 2026
Sport

Ushtarët ukrainas i “festojnë” bombardimet në stilin e Cristiano Ronaldos

GS 26/06/2023 1 Min. Lesezeit

Agresioni rus ndaj Ukrainës vazhdon prej më shumë se një viti e gjysmë dhe me gjasë nuk ka shenja mirëkuptimi apo armëpushimi mes këtyre dy shteteve.

  

Janë të shumta videot dhe materialet e shpeshta që dalin nga fronte të ndryshme luftimesh ku në disa raste janë përfshirë sportistët ukrainas në mbrojtje të vendit të tyre.

Megjithatë, video më e fundit që u bë virale dhe po bën xhiron e rrjeteve sociale nuk përfshin sportistë, por ushtarët ukrainas të cilët pasi godasin një nga objektivat e tyre me artilerinë e rendë, vendosin të festojnë në mënyrën e veçantë të Cristiano Ronaldos.

Kështu, në këtë video duket se njëri prej ushtarëve pasi ka qëlluar bërtet ”Siuuu”, si të ketë shënuar gol, duke imimtuar yllin portugez i cili ka këtë mënyrë festimi./Lajmi.net/

  


Teilen: