• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De Bruyne do të humbasë fillimin e sezonit 2023-24

26/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kevin De Bruyne thuhet se do të humbasë fillimin e sezonit 2023-24 si pasojë e dëmtimit që pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i Manchester Cityt u detyrua të largohej gjatë pjesës së parë në Stamboll më 10 qershor, kur skuadra e Pep Guardiolës kompletoi një tripletë historik.

  

De Bruyne, sipas ‘Daily Star’, ka pësuar një këputje të kërdhokullës së klasës së tretë dhe si rezultat do të mbetet jashtë fushës për fillimin e sezonit, transmeton lajmi.net.

Problemi nuk do të kërkojë kirurgji, por De Bruyne – i cili është parë duke pushuar me Virgil van Dijk dhe Nathan Ake gjatë pushimeve verore – është këshilluar të pushojë përpara se të fillojë rehabilitimin e tij seriozisht nga korriku.

Belgu do të jetë i padisponueshëm për përballjen e Cityt me Arsenalin në Community Shield më 6 gusht dhe një hapje të Premier Ligës kundër Burnleyt të sapopromovuar të Vincent Kompany më 11 gusht.

Ekipi mjekësor i Cityt shpreson që mesfushroi do të jetë gati për të luajtur një pjesë, potencialisht jashtë stolit, kur njerëzit e Guardiolës përballen me Sevillan në Superkupën e UEFA-s më 16 gusht.

De Bruyne pritet të bashkohet me skuadrën e Cityt për turneun e tyre para-sezonal në Lindjen e Largët, megjithëse ai nuk do të luajë asnjë rol në takimet me Yokohama F. Marinos – i cili është pjesë e Grupit të Futbollit të Cityt – Bayern Munich dhe Atletico Madrid./Lajmi.net/

  


Next Post

“Djajtë” futen në mes, United kontakton Adrien Rabiot

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.