Markus Turam zgjodhi të bashkohej me Interin dhe kjo gjë e ka lënë Milanin pa shumë alternativa në sulm për sezonin e ardhshëm.
Olivie Zhiru nuk jep më garanci për shkak të moshës, teksa Divok Origi është nxjerrë në shitje për shkak të sezonit mjaft të dobët që bëri.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, kuqezinjtë kanë nisur nga puna për të negociuar me ish-kapitenin e Interit, Mauro Ikardin.
Argjentinasi i dha fund me Glallatasarajin pas një sezoni të mirë, për t’u rikthyer sërish te PSG-ja, me këtë të fundit që është e gatshme të dëgjojë çdo ofertë që vjen për Ikardin.
Kartoni i 30-vjeçarit vlen 18-20 milionë euro, një shifër e përballueshme për kuqezinjtë, të cilët duken në gjendje alarmante për të përmirësuar repartin ofensivë.
PANORAMASPORT.AL