Mesfushori veteran, Luka Modriq ka vazhduar kontratën me Real Madridin.
Reprezentuesi kroat me kontratën e re do të jetë pjesë e “mbretërve” deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi mbretëror përmes një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare.
“Real Madrid CF dhe Luka Modriq kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2024” – thuhet në komunikatë.
Comunicado Oficial: Modrić.#RealMadrid | #Modrić2024
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 26, 2023
Luka Modriq iu bashkua Real Madridit në vitin 2012 kur u transferua nga Tottenham Hotspur.
Në njëmbëdhjetë sezonet e tij duke mbrojtur fanellën e Real Madridit, ai ka luajtur 488 ndeshje dhe fitoi 23 tituj: Pesë Champions League, pesë Kupa të Botës për Klube, katër Superkupa Evropiane, tri Liga, dy Copas del Rey dhe katër Superkupa Spanjolle./Lajmi.net/