• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inter nuk e lë Milanin “të marrë frymë”, pas Thuram tashmë zikaltërit kërkojnë edhe një tjetër objektiv të kuqezinjve

26/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Që pas ardhjes së Marottas tek Interi, zikaltërit gjithmonë kanë bërë një merkato cilësore, me lojtarë të mëdhenj me pak para, por edhe me goditje me parametra zero të cilët kanë qenë yje.

Marcus Thuram kërkohej me ngulm nga Milani dhe dukej shumë pranë, por në çastet e fundit, Marotta lëvizi gurët e tij dhe bëri magjinë, ku sulmuesi francez më pas pranoi transferimin tek Interi dhe këtë javë priten vizitat mjekësore.

Më pas ishte një interesim i Milanit për Lukakun, por sërish, dëshira e belgut për të qëndruar zikaltër dhe puna e palodhshme e drejtuesve zikaltër për të mbajtur sulmuesin në shtëpi, bëri që Milan të dukej i pashpresë.

Frattesi është një tjetër situatë, me mesfushorin e Sassuolos që kërkohet shumë nga Interi dhe Milani. Së fundmi raportohet se mesfushori italian mund të bëhet një lojtar i zikaltërve, duke bërë kështu që Milani të dalë sërish jashtë loje.

Së fundmi, kuqezinjtë shfaqën interes për Alvaro Morata, por edhe këtë herë, Inter thuhet se është futur në garë për spanjollin duke e cilësuar si planin B në rast dështimi për të mbajtur Lukakun./h.ll/abcnews.al

 

Next Post

Drejtuesit e Milanit me sytë nga UEFA, sot mësojnë nëse luajnë në Europë apo jo

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.