Saturday, 7. March 2026
Sport

“Firmos ose largohu”, PSG është në pritje të vendimit të Mbappe

GS 26/06/2023 1 Min. Lesezeit

Pozicionet e PSG-së dhe Kylian Mbappe mbeten të ndryshme. Në faqet e La Parisien të hënën, u botua një artikull në të cilin situata quhet “dialog i të shurdhërve”. Vihet re se herët a vonë ky dialog do të duhet të zhbllokohet.

Sipas burimit, presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi është duke vendosur të tijën: ose Mbappe zgjat kontratën ose largohet këtë verë. Klubi shpreson të dëgjojë sa më shpejt përgjigjen e sulmuesit 24-vjeçar.

Më herët Mbappe ka thënë se nuk do të rinovojë kontratën, por sezonin 2023/2024 do ta kalojë te PSG. Kështu, klubi mund të humbasë sulmuesin falas, vitin e ardhshëm. /G.D abcnews.al/

 

Teilen: