Ish-futbollisti i Interit, Robi Kin i ka surprizuar të gjithë me skuadrën e re. Ai është zyrtarisht trajner i Makabi Tel Aviv në Izrael.
“Jam i lumtur për këtë sfidë te Makabi. Ekipi im dhe unë tashmë presim me padurim të fillojmë punën dhe kemi besim në aftësinë tonë për të bërë atë që është e nevojshme për t’u përgatitur sa më mirë”, deklaroi ai.
Makabi është në pronësi të biznesmenit kanadez Mitçell Goldhar. Goldhar u shpreh i lumtur për firmën e 42-vjeçarit irlandez: “Robi sjell mentalitetin, karakterin, energjinë dhe fokusin e një fituesi, tipare që ai shfaqi kudo që luajti.”
WELCOME COACH ✍🏼https://t.co/7tSMupLWvj pic.twitter.com/iN6b6hFIGj
— Maccabi Tel Aviv FC (@MaccabiTLVFC) June 26, 2023
PANORAMASPORT.AL