• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bomber për Milanin/ Pioli pret një “pykë”, klubi studion tri alternativa nëpër Europë

26/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me të paktën 80 milionë euro buxhet, Milani ka tre emra për të shqyrtuar. Openda, Morata, Taremi përbëjnë objektiva të ndryshme dhe të studiuara nga Furlani dhe Monkada për sulmin e sezonit të ri. Situata të ndryshme për sa i përket moshës, kostos, karakteristikave teknike dhe performancës.

pIOLI

FAKTORI “MORATA” — Pika e parë ka lidhje me Alvaro Moratën. Me Zhirunë, ai do të plotësonte departamentin e avancuar, duke i ofruar Piolit disa ide të tjera.

morata

Morata, i mirë në ajër, sulmon, mbi të gjitha, thellësinë, ndërkohë që Zhiru është më i përshtatshëm për t’u bashkuar me manovrën, shpesh duke luajtur si spondë dhe me shpinë nga porta. Spanjolli është i lidhur me Atletikon e Madridit me kontratë deri në vitin 2024, megjithatë “Los Colchoneros” nuk do ta lëshonin pa një garanci blerjeje.

KUJDES NGA OPENDA — Lois Openda gëzon vlerësim nga drejtuesit kuqezi dhe pa dyshim është një nga emrat, ku po përqendrohet vëmendja e klubit. Për Milanin, ai do të përfaqësonte lojtarin klasik të projektit: i lindur në vitin 2000, ritëm i lartë, i shpejtë dhe intensitet.

FILE PHOTO: Ligue 1 - RC Lens v AS Monaco

Performanca e tij e mahnitshme falë 19 golave në 36 ndeshje me Lensin bënë që skuadra të jetë e dyta në renditje dhe me epërsi prej 5 pikësh ndaj Marsejës. Krahasuar me Moratën, belgu nuk e njeh futbollin italian dhe do të ishte një “pykë” atipike për nga karakteristikat fizike (është 1.77 i gjatë dhe 70 kg), por dallon në teknikë. Për ta marrë në Serinë A, nevojiten të paktën 25 milionë.

TAREMI – Sipas “Record”, Milani do të ishte përpjekur ta blinte Mehdi Taremin që vitin e kaluar, por në një vit distancë interesi nuk ka rënë.

4390061

Përkundrazi, gazeta portugeze e sipërpërmendur njofton se kuqezinjtë ishin gati të ofronin 10 milionë euro për lojtarin e lindur në vitin 1992.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fatmir Berisha: Urime gazeta “Bota sot”! Kemajl Goca - gazetari më i mirë i sportit 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.