Ditën e parë si fut bollist i Interit (të shtunën), virtualisht sigurisht, duke qenë se mungojnë ende vizitat mjekësore dhe firma në kontratë, Markus Turam e kaloi në Paris. Relaks total në familje, nën shoqërinë e së ëmës, Sandra, duke folur edhe për aventurën e re që e pret.
Nga Milano, 130 kilometra distancë nga ku lindi (në Parma) në vitin 1997, ai ka shumë premisa, duke qenë se që në vegjëli ka ëndërruar që të luajë aty, pikërisht me ngjyrat zikaltër, ndonëse babai i tij vishte edhe ato të Juventusit për shumë vite, rivales më të ashpër të Interit.
ME DRITA FIKUR – Turan do të jetë zyrtarisht zikaltër, me shumë mundësi të martën në mëngjes, ditë në të cilën është lajmëruar edhe zbarkimi i tij në Milano, për vizitat mjekësore, pas të cilave e pret në tryezë një kontratë 5- vjeçare, prej afërsisht 6 milionë eurosh neto në sezon. Zgjedhja e francezit ishte e lehtë, pavarësisht se ndaj tij kishte një sulm serioz edhe nga ana e Milanit, por menaxheri i tij këmbënguli që Interi të rriste sa më shumë ofertën që lidhje me pagën e futbollistit dhe kaq mjaftoi që të dyja palët të shtrëngonin duart.
Puna e Interit me drita fikur, larg vëmendjes së madhe fillestare, u çua përpara me shumë profesionalizëm nga drejtori sportiv zikaltër, Piero Auzilio, i cili udhëtoi dhe punoi shumë afër për ditë me radhë me Turamin dhe agjentët e avokatët e tij, pavarësisht se projektorët kundrejt francezit, Interi i kishte kthyer që në dimrin e kaluar.
Klubi milanez duhej të shpejtonte sa më shumë, sepse pavarësisht se kishte pëlqimin kryesor nga ana e Turamit, vëmendja e Milanit, apo edhe një ndërhyrje e vrullshme e Bajernit të Mynihut, i cili u tërhoq shumë shpejt pasi dëgjoi kërkesat ekonomike të lojtarit, mund të bënte që ta humbnin atë që pritet të jetë tashmë krahu i djathtë i Lautaros, të paktën deri kur të kuptohet se çfarë do të ndodhë me çështjen “Romelu Lukaku”.
Ajo që e bindi Markus Turamin ishte pikësëpari projekti i zikaltërve, për të forcuar dhe rinovuar më tepër atë formacion që arriti të shkojë deri në finalen e Ligës së Kampioneve dhe të binte më shumë se kushdo tjetër në vështirësi Mançester Sitin. Djali i Lilian Turamit u bind akoma më shumë, kur vetë Simone Inzagi e telefonoi dhe i shpjegoi se për çfarë arsyeje i duhej dhe se si do të ekzaltonte cilësitë teknike të futbollistit. Pastaj, rritja e ofertës me 6 milionë euro për rrogën, 1 milion më shumë sesa i ofronte Milani, ishte vula në zgjedhjen finale të Turamit.
TIFOZ ZIKALTËR – Markus, që në moshë të vogël adhuronte Ronaldo “Fenomenin”, të cilin babai i tij e kishte pasur shpesh si rival në Serinë A dhe jo vetëm, aq sa lidhur me tifozllëkun e tij për Interin, edhe në ta kaluarën Markus Turam kishte deklaruar:
“Kur babait tim i duhet që të luante kundër Ronaldos ishte thjesht i terrorizuar. Ma thoshte dhe unë nisa të kuptoja arsyen e kësaj frike, duke qenë se Ronaldo ishte thjesht madhështor dhe unë doja që t’i ngjaja shumë”. Ndërkohë, në një tjetër intervistë për “Gazzetta dello Sport”, në tetor të vitit 2020 ai ftonte hapur Interin:
“Ëndrra ime është që të luaj një ditë në ‘San Siro’. Në të kaluarën kam admiruar Ronaldon, ndërsa tani jam një tifoz i flaktë i Interit, pasi e adhuroj Lukakun. Madje, unë punoj çdo ditë që të bëhem edhe më i fortë sesa Romelu. Dua të jem një ndër futbollistët më të fortë në botë në vitet në vazhdim”. Shkurt, këtij djaloshi 25- vjeçar ambicia nuk i mungon dhe ku i dihet nëse Interi do t’i dhurojë gjithashtu edhe sodisfaksionin për të luajtur së bashku me idhullin e tij aktual, Romelu Lukaku. Për këtë duhet të presim ende…
Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL