Saturday, 7. March 2026
Sport

Juventus arrin marrëveshjen me Timothy Weah, brenda javës firmoset kontrata

GS 27/06/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi amerikan, Timothy Weah është vetëm një hap larg të veshur fanellën bardhezi.

Zbarkimi në Torino pritet të mërkurën në mbrëmje dhe të enjten do të jetë dita e testeve mjekësore dhe firma në kontratë. Marrëveshja me lojtarin është e kryer, madje edhe detajet e fundit me Lille janë depozituar.

Francezët do të marrin rreth 12 milionë euro duke përfshirë bonueset. Ky është një lojtar kameleon dhe Allegri pritet ta përdorë si xhol në repartin e sulmit dhe të krahut së mesfushës./h.ll/abcnews.al

Teilen: