Sunday, 8. March 2026
Sport

Ekuban nuk gjen qetësi me ndërrimin e skuadrave, ish-sulmuesi i Partizanit përfundon në Serinë D

GS 27/06/2023 1 Min. Lesezeit

Jozef Ekuban nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij. Ndryshe nga vëllai i tij, Kaleb që është ndoshta në momentin më të mirë në karrierë, Jozef ka përfunduar në Serinë D italiane.

ekuban

Ish-sulmuesi i Partizanit që erdhi me bujë, pasi shihej si Ekubani që la gjurmë te të kuqtë, u largua si dështim dhe ditët e fundit ka mbyllur edhe aventurën me Fidelis Andria, skuadër e Serisë C italiane. Në 27 ndeshje të zhvilluara, Ekuban ka dhënë vetëm 2 asiste dhe asnjë gol të shënuar.

Për të, ka interesim konkret nga Seria D në Itali. Për sulmuesin interesohet klubi Sestri Levantes, teksa për Ekuban që shihej si një sulmues premtues, kjo do të ishte një goditje e madhe dhe një hap mbrapa në karrierë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: