Sunday, 8. March 2026
Sport

Zyrtare: Tottenham Hotspur gjen zëvendësuesin e Lloris, transferon shokun e Samir Ujkanit

GS 27/06/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Tottenham Hotspur ka gjetur zëvendësuesin e portierit, Hugo Lloris.

Përmes rrjeteve sociale klubi londinez ka bërë të ditur transferimin e portierit italian, Guglielmo Vicario, shkruan Lajmi.net

  

Nuk dihet ende shifra e këtij transferimi, por vlera e portierit në sajtin “Transfermarkt” momentalisht shkon deri në 16 milionë euro.

26-vjeçari ishte pjesë e Empolit, aty ku luan edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani – qysh nga viti 2022, kur u transferua nga Cagliari për 10 milionë euro.

Vicaro do zë vendin e Lloris, i cili tashmë ka konfirmuar largimin nga skuadra e Spurs./Lajmi.net/

  


Teilen: