Sunday, 8. March 2026
Sport

“EURO U21″/ Portugalia mposht Belgjikën, ndalet Holanda. Të gjitha rezultatet

GS 27/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar të dyja sfidat e pasdites të vlefshme për kualifikueset e “Euro U21”.

9ft35m53IVvsuon

Portugalia U21 ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-1 Belgjikën U21. Të parët që kaluan në avantazh ishin luzitanët dhe më pas belgët rikthyen baraspeshën. Teksa dukej që sfida do të mbyllej në barazim portugezët fituan 11 metërsh duke e kthyer në gol. Kështu arritën të fitonin dhe të merrnin 3 pikët.

Holanda U21 dhe Gjeorgjia U21 kanë ndarë pikët pas barazimi 1-1. 

Rikujtojmë që në mbrëmje në orën 20:45 luhen dy ndeshjet e tjera të “EURO U21”. Kroacia U21 pret Rumaninë U21 ndërsa Spanja U21-Ukrainën U21.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: