Sunday, 8. March 2026
Sport

Galatasaray fut Vedat Muriqin në listën e dëshirave, kërkon sulmuesin “Dardan” në formë huazimi

GS 27/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Superligës së Turqisë, Galatasaray është duke u përgatitur për sezonin e ri 2023/24 dhe për garat e UEFA-s.

Sipas beIN Sports, skuadra turke ka futur në listën e dëshirave sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan Lajmi.net

  

Klubi turk e kërkon lojtarin “Dardan” në formë huazimi edhe pse do të jetë shumë vështirë për një marrëveshje të tillë, pasi Mallorca pranon vetëm para të plota për shitjen e futbollistit.

Vedat Muriqi e njeh mjaftë mirë Superligën e Turqisë, pasi më parë ka luajtur për Fenerbahcen dhe skuadrat tjera turke, si: Rizespor, Ganclerbirligi dhe Giresunspor.

Kujtojmë që vlera e futbollistit kosovar në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 15 milionë euro, kjo fal paraqitjeve fantastike me Mallorcan në LA Liga, ku shënoi 15 gola në 35 ndeshje./Lajmi.net/

  


Teilen: