Sunday, 8. March 2026
Sport

Granit Xhaka e harron transferimin në Leverkusen, i çon videomesazh një banori në “It’s my home”

GS 27/06/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është një prej lojtarëve më të preferuar nga tifozët shqiptarë.

Edhe pse ishte në grumbullim me Kombëtaren “Helvetike”, Xhaka mori telefonin dhe dërgoi një mesazh për një banor të “It’s my home”, shkruan Lajmi.net

  

Gjesti i tij nuk po pëlqehet nga shumica e tifozëve, pasi Granit Xhaka njihet si një prej personave “VIP” që i refuzon gazetarët shqiptarë për intervista apo storje suksesi.

Kurse, për promovimin e gjërave që s’kanë vlerë në njëfar mënyre, ish-lojtari i Arsenalit duket se ka një prirje të madhe.

Kujtojmë që Xhaka pritet të transferohet te skuadra e Bayer Leverkusen në Bundesliga, pasi është përshëndetur me lojtarët e klubit nga Londra./Lajmi.net/

  


Teilen: