Legjenda e Mançester Junajtidit, Rio Ferdinand, ka bërë një deklaratë të guximshme se ai do të kishte vlerë 170 milionë paund në tregun e sotëm të transferimeve.
44-vjeçari, i cili u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua “djajve të kuq” për 30 milionë paund nga Lidsi në vitin 2002, beson se do të thyente rekordin edhe një herë nëse do të luante sot.
Duke folur në kanalin e tij “Five” në “YouTube”, ishqendërmbrojtësit iu kërkua të vlerësonte veten: “100 milionë paund plus tani me inflacionin. Isha 30 milionë paund ato ditë. 100 milionë paund janë shumë lirë shoku. Seriozisht, në tregun e sotëm 170 milionë paund, 400 mijë paund në javë. Kaq do të kushtoja unë tani”.
Gjatë karrierës, Ferdinand u bë dy herë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Së pari, ai theu rekordin e transferimeve britanike dhe u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në futbollin botëror kur u transferua te Lidsi nga Uest Hemi për 18 milionë paund në vitin 2000.
PANORAMASPORT.AL