• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Turam është i Interit, firmos deri në 2028-ën. Ja kur pritet të zyrtarizohet sulmuesi francez

28/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Simone Inzagi ka tashmë në dispozicion një armë të re në sulm. Pas akordit të arritur javët e fundit, Markus Turam i është bashkuar dje Interit, me zyrtarizimin që do të vijë në datën 1 korrik. jdf

Francezi, që ka lënë Borusia Mënshengladbahun dhe është transferuar me parametër zero, ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Milano për t’iu drejtuar më pas klinikës ku ka kryer vizitat e para mjekësore. Pasi kaloi të gjitha etapat burokratike, sulmuesi pritej pasdite në selinë zikaltër, por avokatët e tij morën kohë për të analizuar kontratën dhe e dhanë dritën jeshile vetëm në mbrëmje, kur 25-vjeçari, i shoqëruar nga babai i tij legjenda juventine Lilian Turam, mbërriti në shtëpinë e Interit për të hedhur firmat mbi kontratën që do ta lidhë me zikaltrit për 5 vitet e ardhshme.

Deri në 2028-ën, Turam, që do të mbushë 26 vjeç në gusht, do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, me prezantimin që pritet në ditët në vazhdim dhe me francezin që pritet të mbajë veshur fanellën me numër 26 që mban në kombëtare.

ME TURAMIN – Interi ka qenë prej kohësh në ndjekje të Turamit. Sulmuesi ishte një ndër emrat e përfolur gjatë dy viteve të shkuara për të zëvendësuar në fillim Romelu Lukakun e më pas edhe për t’u bërë shok reparti i belgut, diçka që mund të arrihet gjatë kësaj merkatoje, gjithmonë nëse Romelu qëndron në Milano. Zikaltrit jo vetëm që firmosën kështu me fiksimin e vjetër të tyre dhe këtë herë me parametër zero, por arritën të fitonin dhe derbin me Milanin për të.

Këmbëngulja e Inzagit dhe Marotës për 25- vjeçarin ka ardhur mbi të gjitha si pasojë e aftësisë së tij për të mbuluar të gjitha rolet në sulm. Francezi do të mbushë hapësirën që ka lënë largimi i Xhekos te Fenerbahçe dhe jo vetëm që do të konkurrojë me Lukakun për vendin e titullarit, por do të jetë në gjendje të shoqërojë edhe belgun në sulm, si një mënyrë për t’i dhënë pushim Lautaro Martinezit, që gjatë sezonit që lamë pas ka luajtur thuajse të gjitha ndeshjet.

Turam sjell forcë të madhe fizike, por pavarësisht përmasave (192 cm dhe rreth 90 kg peshë) shpejtësia është një nga karakteristikat kryesore, që e kombinuar me aftësinë për të fituar dyluftimet një kundër një, i mundësojnë të luajë jo vetëm si qendërsulmues, por edhe si sulmues i dytë. Me mbërritjen e francezit, Interi ka tashmë një repart ofensiv më të ri dhe më të fortë, duke përmbushur kështu edhe një nga objektivat e tyre, një organikë me të re.

NISLI GJINI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gosens në “lëzivje”, “sirena” angleze për gjermanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.