Sunday, 8. March 2026
Sport

Normën Olimpike për “Paris 2024” Sadiku do ta kërkojë në garat tjera

GS 28/06/2023 1 Min. Lesezeit

Donjeta Sadiku dha maksimumin, por nuk mjaftoi që të sigurojë medaljen dhe normën olimpike Paris 2024 në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Boksierja kosovare u mund nga medalistja e artë e Lojërave Olimpike Rio 2016, Estelle Mossely, në kategorinë deri ne 60 kilogramë, raporton lajmi.net.

  

Sadiku dominoi raundin e tretë, por ishte e pamjaftueshme, për shkak të dy raundeve të para, të cilat sipas gjyqtarëve i takuan francezes.

Donjeta përfundoi e pesta në Lojërat Evropiane, ndërsa normën olimpike do ta kërkojë në turnet e radhës të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar./Lajmi.net/

  


Teilen: