KB Peja do ta përfaqësojë këtë edicion Kosovën në Ligën e Kampionëve në basketboll.
Pejanët janë kampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll, pasi që në finalet e “PlayOff-it” mposhtën 3:2 KB Trepçën, raporton lajmi.net.
Triumfi në Superligë ia siguroi KB Pejës edhe biletën drejt garave evropiane, Ligës së Kampionëve.
Peja do ta mësojë së shpejti kundërshtarin e saj, pasi që më 5 korrik do të hidhet shorti për kualifikimet e Ligës së Kampionëve në basketboll./Lajmi.net/