Monday, 9. March 2026
Sport

Flik në “fije të perit”, ish-presidenti i Bajernit i del në mbrojtje teknikut: Në shtator do të shihni Gjermaninë e vërtetë

GS 28/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e “pancerave” është futur në një “tunel të errët” rezultatesh në lojë, ndonëse kontingjenti përbërës gëzon potencial të jashtëzakonshëm si Joshua Kimish, Xhamal Musiala, Ilkai Gyndoan apo Ter Shtegen.

FLIK

Por elementët e mësipërm nuk kanë qenë të mjaftueshëm për të marrë qoftë edhe një fitore të vetme në teste e muajt qershor, e përkthyer me 2 humbja dhe 1 barazim krahas rivalëve mesatarë si Ukraina, Polonia dhe Kolumbia.

Për t’i dalë në krah pas sulmeve rrufe kundrejt pozitës së Hansi Flikut në pankinë ka menduar “miku i vjetër”, Uli Hënes.

henes flik

72-vjeçari i ftuar në “RTL” shtoi se periudha e eksperimentale në kombëtare ka përfunduar: “Etapa e eksperimenteve në planin taktik ka përfunduar dhe në miqësoret e shtatorit do të shikoni fytyrën e vërtetë të Gjermanisë. Të gjithë jemi dëshmitarë sesa i aftë është Hansi kur i referohemi strategjive në futboll. Prandaj duhet durim për të kuptuar më qartë manovrat e 58-vjeçarit”, përfundoi shkurtimisht presidenti i nderit te Bajerni.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: