• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Probleme te Real Madridi? Klubi nuk e ka plotësuar dëshirën e madhe të Ancelotti

28/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madrid ishte aktiv në fillimin e afatit kalimtar, duke sjell disa lojtarë, por ende nuk dihet se a do të sjellin të tjerë.

Një gjë të tillë as që dëshiron ta mendojë trajneri i skuadrës, Carlo Ancelotti.

Ai këmbëngul për një sulmues cilësor, por mediat spanjolle thonë se klubi nuk e konsideron të nevojshme dhe deri më tani nuk tregojnë synim për të përmbushur dëshirën e tij.

Fran Garcia, Brahim Diaz, Jude Bellingham dhe Joselu Mato janë lojtarët që Reali ka nënshkruar ditët e fundit, por asnjëri prej tyre nuk garanton performancën e Karim Benzemas.

Sulmuesi francez vendosi të marrë qindra milionë euro në Arabinë Saudite dhe kjo mund të përbëjë problem për Realin, për të cilin sezonin e kaluar shënoi 31 gola në 43 ndeshje.

Harry Kane është dëshira e parealizuar e Carlo Ancelottit, ashtu si Kylian Mbappe.

Italiani shprehu idetë e tij për sulmuesit në klub, por nuk mori përgjigjen që priste, përcjell Telegrafi.

Burime pranë tij pohojnë se ai është i zhgënjyer me reagimin e klubit dhe është i vetëdijshëm se çdo rezultat i keq do të reflektojë tek ai.

Lautaro Martinez dhe Victor Osimhen janë sulmues të cilët gjithashtu janë lidhur me një lëvizje të mundshme te Real Madridi.

Next Post

Punuan së bashku te Barcelona dhe Argjentina, Tata Martino bëhet trajner i Messit në Inter Miami

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.