• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kampionati Botëror 2026 do të jetë me 48 shtete, prej tyre 16 nga Evropa: UEFA sqaron rrugën e kualifikimit

28/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA ka sqaruar rrugën e kualifikimit për fazën grupore të Kupës së Botës 2026, KU 16 shtete do të jenë nga Evropa.

Edicioni i ardhshëm i Botërorit, që organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja, do të jetë turneu më i madh, pasi pjesëmarrës do të jenë 48 shtete.

  

Në Kupën e Botës 2026, 16-të shtete do të jenë evropiane. Kualifikimet evropiane për Botërorin e Katarit përbëheshin nga 10-të grupe me nga pesë apo gjashtë shtete. Secili fitues i grupit kaloi direkt në turneun final, ndërsa tri vendet tjera ishin caktuar nga ndeshjet play-off mes 12 ekipeve.

Formati i ri do të ketë numër më të madh të grupeve, nga 10-të sa ishin, në 12-të. Megjithatë, secili grup do të përbëhet nga katër apo pesë skuadra dhe do të ulet numri i ndeshjeve kualifikuese.

12-të fituesit e grupeve automatikisht do të kualifikohen në Kupën e Botës, ndërsa 12-të ekipet e vendit të dytë do të luajnë në play-off.Atyre do t’u bashkohen katër skuadrat me renditjen më të mirë në Ligën e Kombeve nga edicioni 2024/25, nëse nuk arrijnë të kualifikohen nga faza grupore e kualifikimeve.

16-të skuadrat në play-offit do të ndahen në katër rrugë. Secila skuadër do të luajë një gjysmëfinale, ndërsa fituesit kalojnë në finale. Katër fituesit do të kualifikohen direkt në turne.

  


Next Post

Punuan së bashku te Barcelona dhe Argjentina, Tata Martino bëhet trajner i Messit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.