Monday, 9. March 2026
Sport

E papritur, Xhaka mund të vazhdojë karrierën në Arsenal

GS 29/06/2023 1 Min. Lesezeit

Megjithëse në fund të sezonit Granit Xhaka u përshëndet me tifozët e Arsenalit pasi largimi i tij dukej punë e kryer, duke se situata ka marr një kthesë të papritur.

Sipas portalit anglez “England365”, transferimi i Granit Xhakës te Bayer Leverkusen dukej punë e kryer, por gjithçka duket se ka ndryshuar kohët e fundit, me Mikel Arteta që ka marr situatën në kontroll, përcjellë lajmi.net.

  

Më konkretisht, sipas informacioneve mediumit në fjalë, trajneri spanjoll i ka bërë të qartë zviceranit se nëse “topçinjtë” nuk blejnë shpejt një futbollist në vend të tij, atëherë ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenalit edhe në edicionin e ri.

Madje, një gjë të tillë nuk do ta ndryshonte as ardhja e Declan Rice, pasi anglezi është më shumë i lidhur me pozicionin e Thomas Partey në mesfushë.

Andaj, duke ditur faktet se Xhaka është një lojtar shumë i respektuar i ekipit dhe gjithashtu ka pasur sezonin e tij më të mirë ndonjëherë, Arteta mendon se qëndrimi i tij vetëm sa do forconte ekipin për sezonin 2023/24./Lajmi.net/

  


Teilen: