• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Renditja e re e FIFA-s, Shqipëria ngjitet me tre vende falë fitoreve të qershorit

29/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Falë dy sukseseve të rëndësishme ndaj Moldavisë në shtëpi dhe Ishujve Faroe në transfertë, Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë tre pozicione në renditjen e re të FIFA-s për muajin qershor.

Dy fitoret e Shqipërisë me Moldavinë (2-0) dhe Ishujt Faroe (1-3), të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, i kanë siguruar kuqezinjve vendin e 65-të në klasifikimin e FIFA-s.

Ky është një lajm shumë i mirë dhe motivues për Kombëtaren shqiptare që do të rikthehet sërish në fushë në muajin shtator, me dy ndeshje vendimtare ndaj Republikës Çeke (7 shtator) dhe Polonisë (10 shtator), të vlefshme për fushatën eliminatore të Europianit 2024, ku Shqipëria synon të jetë për herë të dytë pjesë e finaleve të këtij Kampionati, pas pjesëmarrjes në finalet e Kampionatit Europian ‘Francë 2016’.

Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin E, me 6 pikë, një më pak se Republika Çeke e vendit të parë./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Renditja e rivalëve të Shqipërisë në Grupin E

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.