Klubi shkodran i Vllaznisë ka arritur të bëjë dy afrime të reja. Kuqeblutë ka njoftuar zyrtarisht afrimin e portierit Jurgen Mehidri nga Korabi dhe sulmuesin Bujar Hajdari.
Të dy lojtarët kanë firmosur kontrata 3-vjeçare me Vllazninë.
“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se me skuadrën në stërvitjet që ajo po zhvillon në Bosnjë Hercegovinë, janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj.
Bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidri dhe sulmuesin Bujar Hajdari të cilët do të jenë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme. Mirë se erdhët në familjen kuqeblu Jurgen dhe Bujar!”, thuhej në postimin e Vllaznisë./h.ll/abcnews/al