• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një “legjendë” për stolin e Strasbourg, Patrick Vieira drejt rikthimit në Francë

29/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi bleu klubin e Chelsea në fillim të sezonit që sapo lamë pas, Presidenti i “bluve”, Todd Boehly ose më saktë, një grup investitorësh amerikanë, nën emblemën e kompanisë “BlueCo” kanë blerë dhe klubin e Strasbourg, klub i cili militon në Kampionatin francez të futbollit, Ligue 1.

Si President i klubit, “manjati” amerikan ka gjetur ditën e sotme dhe një trajner të ri, për francezët, me mesfushorin “legjendar”, Patrick Vieira që do të marrë së shpejti në dorë “frerët” e skuadrës.

Vieira, tashmë 47-vjeçar vjen në krye të Strasbourg, pas “aventurës” së tij në pankinën e Crystal Palace, “aventurë” që nuk shkoi dhe aq mirë për ish-mesfushorin e Inter dhe Arsenal, me bordin e klubit anglez, që vendosën largimin e francezit nga pankina e Palace.

Ndërkaq, në “aventurën” e tij të re, Vieira do të zërë vendin e teknikut francez, Frederic Antonetti në krye të stolit të francezëve, teksa kjo detyrë e re konsiderohet si rikthimi i 47-vjeçarit në Francë, pas drejtimit të skuadrës së Nice. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Bayerni dërgon ofertë të re për Spursat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.