Wednesday, 22. April 2026
Sport

Miqësore vëllazërore mes Ballkanit dhe Tiranës, skuadra nga Suhareka fiton në Ohër

GS 29/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar miqësorja mes Ballkanit dhe Tiranës e cila u zhvillua në stadiumin “Biljanini Izovri” në Ohër.

Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani arriti fitore me rezultatin 3 me 1, shkruan Lajmi.net

  

Golat për ekipin e Ilir Dajës i shënuan: Veton Tusha, Albion Rrahmani dhe Albin Berisha.

“Skuadra do të vazhdojë intensivisht të përgaditet në këtë qytet të Maqedonisë së Veriut, që të jetë gati për kampanjën e Evropës”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar.

  


Teilen: