• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mateus ndryshon qëndrim: Të besojmë te Fliku, vetëm kështu mund të ndodhë mrekullia

29/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paraqitja e përfaqësueses gjermane në testet e muajit qershor mbart me vet një sërë pasigurish, duke marrë trajtën e një “ëndrre”, mbi suksesin e mundshëm në “Euro 2024”, pavarësisht se turneu do të zhvillohet në vendin e tyre.

3Frc_0d3zES_lo

Jo më larg se para një jave Lotar Mateus e konsideroi si të padobishëm ndikimin e Hansi Flikut në krye të “pancerave” dhe një version i Ançelotit apo Zidan do të rezultojë përcaktues në ndryshimin e trendit në rezultate e lojë.

Por tashmë gjithçka ka ndryshuar në qasjen e 62-vjeçarit në një kohë shumë të shkurtër. Lotar në pozitën e analistit në “Sky Sport.de” i kërkon tifozëve gjermanë më shumë besim në filozofinë e Hansit, pasi koha sipas interpretimit të tij kërkon distancë për të dhënë fryte, madje duke marrë edhe shembull konkret.

“MBUROJA MATEUS”-“Nëse e mbështesim trajnerin tonë, ai do ta ketë më të lehtë evoluimin e punës dhe aplikimin e saj në përbërje. Pse jo të risjellim buzëqeshjen tifozëve tanë, pas një sërë dështimesh në kompeticionet e fundit. Mjafton të marrim shembullin e teknikut Edin Terziç në pankinën e Dortmundit.

Në gjysmën e parë të sezonit ‘verdhezinjtë’ notuan në ujërat të turbullta, por ata nuk e hodhën poshtë dhe i qëndruan afër, e u shpërblyen në pjesën e mbetur. Pikërisht rezultoi pika decizive që i ngriti aq lart Rojsin me shokë sa të duelonin dhëmbë për dhëmbë me kampionët e Bajernit.

Një manovër e tillë i nevojitet edhe Hansit. Për mua sistemi 4-2-3-1 nuk ka përse të ndryshojë, Gjermania ia ka dalë historikisht me këtë linjë dhe besoj se na përshtatet edhe në periudhën aktuale. Ajo demonstron konsistencë mes reparteve dhe lëvizjes si një trup i vetëm”, përfundoi Mateus.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Një tjetër spanjoll në “radarët” e Aston Villa, Unai Emery kërkon anësorin e Barça-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.