Sunday, 23. August 2026
Sport

Ballkani forcë për Tiranën

GS 29/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani i Therandës kampion i Kosovës, po përgatitet maksimalisht për rrethin e parë të kualifikueseve për Champions League.

Futbollistët e skuadrës nga Theranda, treguan forcën ndaj Tiranës, duke e mposhtur me rezultat 3:1. 

“Ka përfunduar miqësorja përgatitore në Ohër, ku me dy golat e Albion Rrahmanit dhe një Albin Berishës e kemi mbyllur ndeshjen 3:1. 

Skuadra do të vazhdojë intensivisht të përgatitet në këtë qytet të Maqedonisë së Veriut, që të jetë gati për kampanjën e Evropës”, njofton FC Ballkani.

Teilen: