• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zaneti rikthehet te finalja: Na mundi Pep, më i miri në botë

29/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pesha e Havier Zanetit është e padiskutueshme në botën “Inter” dhe këtë nuk ngurrojnë asnjëherë ta tregojnë të gjithë tifozët zikaltër, që së fundmi ia kanë dedikuar edhe muralin më të fundit ish-kapitenit të tyre, një mural i gjatë prej 9 metrash.

1c233e935fc7b8289d1ec20b2f945bd7-10566-oooz0000

Dje ka qenë vetë argjentinasi, i cili ka vendosur firmën e tij në dedikimin që tifozët kanë bërë për të, me mbishkrimin “Inter, do të të dua përgjithmonë”, një shkrim i postuar më pas në rrjetet sociale edhe nga vetë argjentinasi. Përpos kësaj, Zaneti është bërë dje pjesë edhe e një interviste për “Planetwin365.news”, në të cilën ka bërë edhe një bilanc për sezonin që sapo u mbyll. I pyetur mbi trajnerët më të mirë të sezonit, Zaneti ka bërë një klasifikim të tre më të mirëve, në të cilin nuk ka përmendur trajnerin aktual të Interit, Simone Inzagi.

“Më i miri ishte Pep Guardiola, i cili arriti të fitonte tripletën, pavarësisht një finaleje të Champions League në të cilën Simone Inzagi bëri një punë të shkëlqyer. U mundëm nga më i miri. Në vend të dytë do të zgjidhja Karlo Ançelotin, gjithmonë shumë i mençur dhe serioz e pastaj edhe Luçiano Spaletin për atë që bëri me Napolin gjatë këtij sezoni”, u shpreh zëvendëspresidenti zikaltër.

MERKATO – Duke reflektuar për fundin e epokës së flamujve dhe lojtarëve të lidhur me një fanellë të caktuar, Zaneti tha: “Tifozët që e duan futbollin na kujtojnë ne, por tani kohët kanë ndryshuar dhe ne duhet të përshtatemi. Tregu është shumë i ndryshëm nga ai që ishte më parë, nuk është domosdoshmërish një gjë e keqe apo e mirë, por është ashtu siç është. Kështu që shumë nga të rinjtë tanë vendosin të largohen për të pasur një të ardhme më të mirë.

Me transferimin e Kristiano Ronaldos në Arabinë Saudite ka ndodhur një efekt domino. Ata kanë filluar të investojnë shumë duke synuar lojtarë jo vetëm në Itali, por edhe në Premier Ligë dhe futbollin spanjoll. Duan lojtarë që janë gati për të rritur në këtë mënyrë futbollin e tyre. Nuk e di nëse do të jenë ata kundërshtarët e radhës të futbollit europian, por sigurisht që në nivel ekonomik ka shumë diferencë dhe për momentin është shumë e vështirë të konkurrosh në këtë nivel”.

“TOPI I ARTË” – Duke iu rikthyer futbollit të luajtur dhe i pyetur me çmimin më të madh individual në futboll, Zaneti nuk ka asnjë dyshim se kush duhet të jetë “Topi i Artë” i radhës. “Lionel Mesi e meriton, sepse ai e ka kurorëzuar si protagonist ëndrrën e tij për të fituar Kupën e Botës”, tha mbi bashkëkombësin argjentinasi.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mount “shkakton” largimin e Sabitzer, Bayern Munich nxjerr në “shitje” austriakun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.