Tuesday, 10. March 2026
Sport

Zyrtare: Ruben Loftus-Cheek lojtari më i ri i AC Milan, largohet pas 19 viteve nga Chelsea

GS 30/06/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Ruben Loftus-Cheek është transferuar në Serie A, te skuadra e AC Milan.

Pas 19 viteve ai është larguar nga skuadra e Chelseat, ku ishte pjesë qysh prej moshës së re, shkruan Lajmi.net

  

Loftus-Cheek te skuadra “kuqezi” ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2027.

Skuadra e Milanit duhet t’i paguaj Chelseat plotë 16 milionë euro, plus 4 milionë bonuse./Lajmi.net/

  


Teilen: