Tuesday, 10. March 2026
Sport

KF Vëllaznimi njofton zyrtarisht se edhe në sezonin e ri do të garojë në Ligën e Parë

GS 30/06/2023 2 Min. Lesezeit

KF Vëllaznimi ka njoftuar edhe zyrtarisht se edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Parë.

Skuadra gjakovare sezonin e fundit në Grupin A e kishte mbyllur në pozitën e fundit, duke rënë kështu një kategori më poshtë

Megjithatë, Vëllaznimi arriti marrëveshje për fuzionim me klubin e Drenasit duke siguruar kështu mbetjen në Ligën e Parë.

Përmes një njoftimi të lëshuar këtë të premte, “Kuqezinjtë” njoftuan se është ndryshuar edhe emri i klubit nga “K.F.C Vëllaznimi”, në “K.F. Vëllaznimi.

“Gjithçka për ty Vëllaznim

KF Vëllaznimi njofton mediat dhe publikun e gjerë se sezonen e re futbollistike do të garoj në Ligën e Parë të Kosovës.

Pas shumë angazhimeve, Kryesia e Klubit arriti marrëveshje me KF Drenasin që të fuzionohen dhe KF Vëllaznimi ti vazhdoj garat në Ligën e Parë, kjo e gjitha falë të gjithë anëtarëve të Kryesisë që u angazhuan dhe u organizuan në mënyrë perfekte deri te zgjidhja e çështjes së Klubit.

KF Vëllaznimi deri më tani ishte i regjistruar ligjërisht si K.F.C Vëllaznimi, kurse tash e tutje emërimi zyrtar dhe ligjor i klubit do të kthehët në emrin Historik, gjegjësisht në Klubi i Futbollit “K.F. VËLLAZNIMI” Gjakovë, në këtë mënyrë duke rikonfirmuar vazhdimin e historisë së lavdishme të klubit tonë që nga viti i largët 1927 e deri më sot, dhe duke konfirmuar Logon origjinale dhe ngjyrat kuq e zi të cilat përfaqsojnë identitetin dhe historin e klubit tonë.

Së shpejti do tju njoftojmë për fillimin e stërvitjeve për sezonin 2023/24 dhe rreth lojtarëve që kanë qëndruar në klub dhe atyre të cilët janë bashkuar me klubin gjatë afatit kalimtar veror“, njofton KF Vëllaznimi.

Teilen: