Tuesday, 10. March 2026
Sport

Cannavaro pasardhës i Pirlos te skuadra turke, Fatih Karagumruk

GS 01/07/2023 1 Min. Lesezeit

Sipas raportimeve, fituesi i Kupës së Botës dhe i Topit të Artë, Fabio Cannavaro ka rënë dakord për kushtet për t’u bërë trajneri i ri i skuadrës turke Fatih Karagumruk.

49-vjeçari ishte përmendur si një nga kandidatët kryesorë për këtë rol gjatë 24 orëve të fundit.

  

Karriera e tij si trajner nuk ka qenë e qetë, pasi ai ka punuar në poste të ndryshme asistenti dhe drejtori në Al-Ahli, më pas u bë trajner i ekipit kinez Guangzhou Evergrande në vitin 2014.

Cannavaro kishte eksperienca në Al-Nassr, Tianjin Quanjian, përsëri në Guangzhou Evergrande dhe pati dy ndeshje si menaxher i përkohshëm i ekipit kombëtar të Kinës.

Roli i tij i parë në Itali ishte në Serinë B për Benevento, por zgjati vetëm 17 ndeshje para shkarkimit të tij në shkurt.

Sa i përket Fatih Karagumruk, ata kanë dëshirë të abgazhojnë trajnerë italianë pas Francesco Fariolit dhe Andrea Pirlos.

  


Teilen: