• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi gati të shesë Onanën, zikaltërit nisin nga puna për ish-gardianin e Realit dhe talentin ukrainas

01/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Andre Onana është gjithmonë e më pranë Mançester Junajtidit, me ofertën e parë zyrtare që pritej mbrëmjen e djeshme. Pas takimeve të njëpasnjëshme të drejtuesve zikaltër me ata anglezë në Ibiza, këta të fundit pritet të formulojnë edhe propozimin për të bindur homologët e tyre, një propozim që mbërrin në 60 milionë euro përshirë edhe bonuset.

ANDRE ONANA

Nisur nga dëshira e trajnerit të tyre, Erik ten Hag, që kërkon ta ketë me vete kamerunasin në fazën e tyre përgatitore në SHBA, duke pasur parasysh edhe faktin që e ka stërvitur tek Ajaksi dhe i njeh mirë aftësitë e 27-vjeçarit, Mançester Junajtidi kërkon ta kënaqë teknikun.

“Jemi të vetëdijshëm për interesin e Mançester Junajtidit për Onanën, por presim ofertën e tyre. Më pas do të bëjmë vlerësimet tona”, tha administratori i deleguar i zikaltërve Xhuzepe Marota.

PASARDHËSIT – Ka një sërë emra në listën e pasardhësve të mundshëm të Andre Onanës, por pista që po merr jetë gjithmonë e më shumë është numri një i Shkahtar Donetskut dhe Ukrainës, Anatoli Trubin.

trubin

22-vjeçari, edhe pse ende i ri, vlerësohet për eksperiencën e tij të gjerë ndërkombëtare, me kombëtaren, me të cilën aktivizohet që nga marsi, por edhe me klubin pasi numëron 17 ndeshje në Champions dhe 8 në Europa League. jo vetëm kaq, por shikohet edhe si e ardhmja mes shtyllave zikaltër dhe do të jetë një operacion që nuk pritet të kushtojë shumë duke pasur parasysh kontratën që skadon në 2024-ën dhe dëshirën e tij për një tjetër eksperiencë.

Krahas Trubin, Interi kërkon edhe një tjetër portier me përvojë dhe në rast largimi të Handanoviçit, në Milano pritet të zbarkojë Kejlor Navas, që ka qenë i huazuar për një sezon te Notinghem Foresti, por që është ende në pronësi të PSG-së dhe jo në planet e saj.

36-vjeçari mund të lejohet të largohet me parametër zero nga francezët dhe do të vendosej në këtë mënyrë nën urdhrat e Inzagit.

kejlor navas

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kontrata e tij përfundoi në mesnatë, Manchester United do të tentojë rinovimin me De Gea

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.