• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Do të trefishojë rrogën në Mançester, ja kur do t’i kalojë vizitat mjekësore te Junajtid ylli anglez

01/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mejzon Maunt do ta shohë pagën e tij të paktën të trefishohet kur të transferohet te Mançester Junajtid. Çelsi ra dakord të shesë mesfushorin e akademisë te rivalët e tyre në Premier Ligë 60 milionë paund plus 5 milionë të tjera bonuse, por 24-vjeçari do të përfitojë ndjeshëm edhe në planin personal financiar.

maunt

Nga kontrata 5-vjeçare me opsion për të rinovuar edhe për një tjetër sezon në “Old Trafford”, Maunt do të përfitojë një rrogë bazë prej 250 mijë paundësh në javë, e cila bashkë me bonuset mund të shkojë deri në 300 mijë paund.

Transferimi i tij në Mançester erdhi, pasi ai dëshironte të kishte një rrogë më të lartë nga 80 mijë paundët që ai paguhej në “Stamford Bridge”. Por kërkesat e lojtarit më të mirë të bluve në sezonet 2020-21 dhe 2021- 22 u refuzuan.

24-vjeçari po hynte në vitin e fundit të kontratës së tij në “Stamford Bridge” dhe ai vendosi që të largohej. Maunt, i cili pritet të kalojë vizitat mjekësore me “djajtë” ditën e hënë ishte një nga dhjetë objektivat kryesore të transferimeve të trajnerit Erik ten Hag këtë verë, por Mançesteri hezitoi të paguante shumë për të, duke u ndalur në katër oferta.

Megjithatë ata rihapën edhe njëherë bisedimet me Çelsin në fillim të kësaj jave për të provuar të arrinin një marrëveshje. Maunt luajti 195 ndeshje për Çelsin, një klub të cilit iu bashkua kur ishte gjashtë vjeç dhe fitoi Ligën e Kampioneve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube. Trajneri i ri, Poçetino, e donte në skuadër, por blutë duhet të mendonin edhe për bilancet financiare.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Barcelona arrin marrëveshje në parim me Arda Guler

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.