Tuesday, 10. March 2026
Sport

Edhe Besiktast futet në garë për Milot Rashicën

GS 01/07/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Lojtari “Dardan” ka kontratë me Norwich Cityn dhe qysh nga sot ai nuk është më pjesë e Galatasarayt, shkruan Lajmi.net

  

Sipas mediave në Turqi, për Rashicën në garë është futur edhe skuadra e Besiktasit.

Por, Besiktas do të ketë punë me dy rivalët e saj: Galatasaray dhe Fenerbahce – pasi edhe këto skuadra tashmë janë në garë për t’i siguruar shërbimet e anësorit kosovar.

Kujtojmë që skuadra e Norwich Cityt për Milot Rashicën kërkon plotë 11 milionë euro../Lajmi.net/

  


Teilen: